Home / Rajoni / Maqedonia / Tripunovski: Blerja e duhanit është në fazën përfundimtare

Tripunovski: Blerja e duhanit është në fazën përfundimtare

Deri dje janë marrë 24.4 milionë kg duhan, ndërsa çmimi mesatar është 196.80 denarë, kumtoi sot drejtori i Inspektoriatit shtetëror për bujqësi Cvetan Tripunovski, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

‘Deri në këtë moment nuk ka kurrfarë probleme me vijimin e blerjes. Shpresojmë se shumë shpejt do të blihet edhe kilogrami i fundit nga rekolta 2016’, theksoi Tripunovski në konferencën për shtyp, ku edhe e paralajmëroi vendosjen e fito çertifikatave të reja për mbrojtje më të madhe të prodhimtarisë vendore.

Afati përfundimtar për blerje të duhanit është 15 marsi i 2017. Sipas prodhuesve, fryti është me cilësi të shkëlqyer për çka edhe çmimi është më i lartë, ndërsa subvencionet arrijnë 60 denarë për 1 kg.

Leave a Reply

%d bloggers like this: