Home / Bota / Nëna rreh për vdekje djalin 3 vjeç: “S’pushonte së qari”

Nëna rreh për vdekje djalin 3 vjeç: “S’pushonte së qari”

Një fëmijë i mitur rreth 3 vjeç e 8 muajsh, ka mbërritur i vdekur në në Poliklinikën e Modenas, në Itali, si pasojë e goditjeve që ka marrë nga nëna e tij.

Sipas autoriteteve, mësohet senëna e ka pranuar se e kishte rrahur fëmijën ditën që ai ndërroi jetë brenda në shtëpinë e saj më 14 janar.

“E rraha sepse bënte teka. Doja që të pushonte së qari por nuk e mendoja se mund të vdiste”, ka pohuar nëna gjatë marrjes në pyetje, ndërsa po hetohet për vrasje nga pakujdesia.

Por nga ana tjetër, hetuesit janë duke vlerësuar ende pozicionin e partnerit të saj, një shqiptar i arrestuar së fundmi për prostitucion, për të kuptuar nëse edhe ai e ka goditur fëmijën.

Ditët e fundit, prokurorja Lucia Musti, në pritje të rezultateve të autopsisë, që për momentin janë të pjesshme, ka shpjeguar se fëmija ka pësuar një veprim të dhunshëm, aq sa i ka provokuar thyerje në pjesën e brinjëve i ndjekur nga një infeksion serioz.

Leave a Reply

%d bloggers like this: