Home / Kronika / Grabitja në Rinas amatore?! Ja gabimet trashanike që çuan në zbulimin e autorëve

Grabitja në Rinas amatore?! Ja gabimet trashanike që çuan në zbulimin e autorëve

Para disa ditësh lajmi për grabitjen e një makine parash rrugës për në Rinas për vetëm dy minuta nga një bandë e cila u largua me plot 8 thasë me para, u bë kryefjala e medias dhe akuzave politike në drejtim të Policisë së Shtetit.

Por grabitja e menduar si spektakolare, në fakt sipas burimeve nga prokuroria ka qënë me amatore se çmund të mendoni.

Pas ngjarjes mësohet se në makinën e parave si dhe në skenën e krimit janë gjetur gabime fatale që çuan në identifikimin e tyre në pak ditë pas ngjarjes.

Një burim nga Prokuroria e Tiranës tregon se në vendin ku ndodhi grabitja e 3.2 milionë dollarëve, më 9 shkurt 2017, u gjetën prova shkencore për njërin nga autorët e krimit.

Këto prova, gjatë analizimit, rezultuan se u përputhën me ato të grabitjes së 3.8 milionë eurove ndodhur më 3 dhjetor 2015 thuajse në të njëjtën zonë.

Në këtë fazë u konfirmua lidhja mes dy ngjarjeve, por për shkak të mungesës së të dhënave, nuk dihej kush ishte personi që kishte lënë gjurmët në të dyja skenat e krimit, shkruan Panorama.

Burimet nuk pranuan të japin detaje në lidhje me “provën shkencore”, por një e tillë është vetëm lënda biologjike e ADN-së apo shenjat e gishtave.

Bazuar në këtë lidhje mes ngjarjeve, nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë, grupit të hetimit iu shtua edhe prokurori që hetonte grabitjen e 3 dhjetorit 2015.

Dosja e kësaj ngjarjeje ishte në hetim nga Prokuroria e Tiranës, e cila kishte vazhduar veprimet bashkë me Policinë. Pas zgjerimit të grupit të hetimit, u analizuan edhe një herë të gjitha provat, duke sjellë edhe “dritën në fund të tunelit”.

Nga analizimi i të dhënave, rezultoi se shtetasi Fatjon Xhyliu ishte lokalizuar në zonën e Rinasit në datën 9 shkurt 2017, kur ndodhi grabitja e 3.2 milionë dollarëve. Verifikimi për këtë shtetas rezultoi me faktin se ai duhej të kishte qenë shofer i furgonit me 3.8 milionë euro që u grabitën në 3 dhjetor 2015, por që një ditë para transfertës kishte marrë leje (pasi do të merrte pjesë në grabitjen që ndodhi).

PROVA SHKENCORE

Kaq mjaftoi që Policia të shkonte në banesën e 33- vjeçarit nga Lushnja dhe ta shoqëronte atë bashkë me të vëllain. Ndërsa ky i fundit u la i lirë 48 orë më vonë, Fatjon Xhyliu u mbajt në Polici deri pranë limitit të afateve ligjore. Dhe hetuesit kishin arsye për këtë, pasi të martën, më 14 shkurt 2017, i shoqëruari nisi të flasë.

Emrat e personave që ai dha u ndaluan nga policia me urdhër të prokurorëve Ervin Karanxha dhe Olsi Dado. Verifikimi i personave të ndaluar zbuloi se gjurmët shkencore të gjetura në dy vendngjarjet e grabitjeve ishin të shtetasit Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zall-Herrit.

Një burim i konfirmuar i Prokurorisë tha se ky ish-komando ishte personi që bëri lidhjen me prova mes dy ngjarjeve. Të ndodhur përballë këtij fakti, të ndaluarit duket se nisën të flasin.

Fatjon Xhyliu, Neim Avdulaj dhe Ditjon Memlika pranuan fajin dhe treguan vendin ku kishin fshehur paratë, duke i siguruar kështu Prokurorisë edhe dy prova të tjera të forta. I vetmi që nuk ka pranuar akuzën nga të arrestuarit është shtetasi Ernest Kupa.

Leave a Reply

%d bloggers like this: