Home / Kronika / Këta janë dy shqiptarët që kontrollojnë trafikun e kokainës në Londër

Këta janë dy shqiptarët që kontrollojnë trafikun e kokainës në Londër

Gjykata britanike ka dënuar dy shqiptarë pasi akuzohen si pjesëtarë të një rrjeti të trafikuttë kokainës në rrugët e Londrës dhe se ishin ‘kontrolluesit’ e rrjetit të drogës.

Gjykata në “Southwark Crown” ka dhënë masën e sigurisë ndaj dy shqiptareve, ku Ardit Dushaj30 vjeç i cili banonte në Holden Close është dënuar me 10 vite burg, ndërsa Ariston Marku 23 vjeç i cili banonte në Benares Road, Plumstead është dënuarme 6 vite burg.

Dy shqiptarët thanë para trupit gjykues së ata nuk ishin konsumatorë të kokainës, por pranuan përfshirjen e tyre në kontrollin dhe shpërndarjen e kokainës.

Grupi u zbulua për herë të parë kur një trafikant rruge i afërt me Ardit Dushaj, u arrestua nga oficerët e Policisë së qytetit në nëntor të vitit 2015.

Ariston Marku u arrestua në një kafe në Londër më 10 gusht 2016, ndërsa ArditDushaj më 28 korri 2016.

Sipas policisë britanike rrjeti i trafikut të drogës ishte i përbërë kryesisht nga shqiptarë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: