roze

Amal si Beyonce

Pas çiftit Beyonce-Jay Z, një tjetër çift të famshmish pret binjakë. E ëma e George Clooney la të kuptohet se djali i saj dhe bashkëshortja e tij, Amal presin një vajzë dhe një djalë.

Vetë aktori ka pranuar në një intervistë të dhënë më herët se ndjehej “nervoz” në lidhje me faktin që do të bëhej baba i binjakëve, por nuk tregoi gjininë e tyre.

Por ky sekret ka dalë nga mamaja e tij, Nina. Duke folur për Vogue, ajo tha se ndjehej tmerrësisht e lumtur që do të bëhej gjyshe e “George Jr dhe Ama Jr”.

“Do të jenë një djalë dhe një vajzë. Unë dhe bashkëshorti im Nick jemi shumë të lumtur për këtë”, tha ajo.

Familja e aktorit 55-vjeçar dhe avokates së të drejtave të njeriut me origjinë nga Libani, pritet të shtohet me dy binjakët duke ruajtur balancat gjinore, në muajin qershor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button