Home / roze / Beyonce feston me stil

Beyonce feston me stil

Beyonce nuk fitoi shumë çmime në mbrëmjen e Grammy, por ia ka kaluar shumë mirë duke marrë në shtëpi çmimin për Best Urban Contemporary Album, “Lemonade” dhe Best Music Video për “Formation”.

Këngëtarja ka pasur çdo arsye për të festuar me stil pas ceremonisë së mbajtur në Los Angeles, ku shkëlqeu Adele.

35-vjeçarja ka postuar të enjten në faqen e saj zyrtare beyonce.com disa foto të festës ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë në shtëpinë e saj pas mbrëmjes.

Në këtë festë ishte dhemotra e saj, Solange, e veshur me një fustan të mrekullueshëm të kuq. Në krah të saj qëndronte bashkëshorti, Alan Ferguson, një regjisor amerikan i videove muzikore. Sipas E! News të pranishëm ishin dhe Tracee Ellis Ross dhe Janelle Monae.

Leave a Reply

%d bloggers like this: