Home / Moda / Një trotuar për pasarelë

Një trotuar për pasarelë

Stilisti Marc Jacobs ktheu në pasarelë një trotuar të Manhatanit për të prezantuar koleksionin vjeshtë 2017-të, në ditën e fundit të javës së modës në Nju Jork.

Të ftuarit u ulën në “Park Avenue Armory”, ndërsa modelet dilnin nga dera e një godine, e pas parakalimit në trotuar uleshin në karriget e vendosura atje.

Koleksioni dominohej nga xhaketa e pallto me pellush, minifunde, bluza rrëzëllitëse dhe kapele të mëdha. Disa veshje shoqëroheshin me zinxhirë të artë dhe vëthë të mëdhenj rrethorë.

Jacobs u frymëzua nga evolucioni i Hip-Hopit, edhe pse muzika u dëgjua vetëm pas shfaqjes së stilistit në trotuar. Pas përfundimit të shfaqjes, modelet vazhduan të qëndronin të ulura në karrige duke realizuar foto me celularët e tyre.

Mes personaliteteve të famshme që ndoqën shfaqjen ishin këngëtarja Katy Perry, rreperja Lil Kim dhe aktorja Zosia Mamet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: