Home / Politika / LISTA/ Punonjësi i Bashkisë së Kukësit dërgon në protestë gjithë administratën

LISTA/ Punonjësi i Bashkisë së Kukësit dërgon në protestë gjithë administratën

Partia Demokratike i ka marrë të gjitha masat që të mbushë me militantët e saj sheshin para Kryeministrisë.

Madje për ta pasur sa më të sigurtë pjesëmarrjen njerëz të PD-së që punojnë në dikastere të ndryshme kanë depozituar lista me emrat e militantëve që do marrin pjesë në protestë.

Një gjë të tillë e ka bërë fare hapur punonjësi i Bashkisë, Drejtori i konvikteve në qytetin e Kukësit.

Bëhet fjalë për Asllan Hoxhën, i cili i raporton me protokoll kryetarit të PD për pjesmarrjen e administratës në protesten e sotme.

Përdorja e administratës për qëllime politike fatkeqësisht është sërish prezente. Një praktikë e tillë duhet të marrë fund.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: