Home / Te ndryshme / Përse fëmijët duhet të ndalin menjëherë konsumimin e orizit

Përse fëmijët duhet të ndalin menjëherë konsumimin e orizit

Në takimin e përvitshëm të Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës, Dr. Keeve Nachman, i Universitetit Johns Hopkins në Baltimorë, ka alarmuar prindërit në lidhje me rrezikun potencial të konsumimit të orizit për shëndetin e fëmijëve.

“Kam dy fëmijë të vegjël dhe kur lindën po bëja disa projekte mbi ekspozimin ndaj arsenikut në dietën tonë” citon fjalët e ekspertit “The Independent”, shkruan Dita.

Shkencëtarët paralajmërojnë se orizi është i kontaminuar me toksina industriale dhe pesticide, dhe arseniku që përmban mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin dhe madje edhe kanceri dhe zhvillimin mendor.

“Duke pasur parasysh se orizi mund të përmbajnë nivele të larta të arsenikut, familja ime zgjodhi lloje të tjera drithërash për fëmijët”, paraqiti shembullin e tij personal Dr. Nachman.

Bebet janë veçanërisht në rrezik nga helmimi me arsenik, pasi produktet ushqimore të të miturve shpesh përmbajnë oriz ose shurup orizi.

Edhe të rriturit janë në rrezik

Në të vërtetë, arseniku që marrim përmes orizit mund të shkaktojë sëmundje edhe tek të rriturit. Për të shmangur ndikimin e mundshëm negativ, Andy Meharg, profesor i biologjisë në Universitetin Queen në Belfast në Britani të Madhe, tregoi përmes një eksperimenti në BBC se si duhet të gatuani këtë ushqim për të shmangur rreziqet.

Metoda më efektive sipas tij ishte që orizi të lihet në ujë gjatë natës dhe të gatuhet në raport 1 oriz: 5 ujë. Pas kësaj procedure, sasia e arsenikut në oriz zvogëlohet me 80%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.