Home / roze / Kurt Cobain sot do të bënte 50 vjeç

Kurt Cobain sot do të bënte 50 vjeç

Më 20 shkurt 1967 lindi në Aberdeen, në Uashington Kurt Cobain, miti dhe zëri i Brezit X të viteve ’90. Ai revolucionarizoi botën e rokut para se të vetëvritej në moshën 27-vjeçare më 1994.

Për nder të liderit të Nirvana me rastin e 50-vjetorit të tij, një model i  Hangstrom Blue Sparkle Deluxe, kitarë e përdorur nga vetë Cobain, është vendosur në ankand për të mbledhur fonde për të pastrehët.

Ja disa nga citatet e tij historike
Ndershmëria- “Preferoj të urrehem për atë që jam, se sa të më duan për atë që nuk jam”

Këndvështrimet- “Më mirë të digjesh mes flakëve, se të shuhesh ngadalë”

Zoti- “Zoti është gej, dhe unë jam. Zoti është dashuri, dashuria është e verbër dhe unë i verbër jam”

Leksione jete- “Kam marrë një mësim. Nuk kam asnjë të drejtë të shprehë mendimin tim derisa nuk i di të gjitha përgjigjet”

Miqësia- “Një mik i vërtetë është ai që di gjithçka për ty dhe vazhdon ta kesh mik”

Personaliteti- “Përdor fragmente të karaktereve të të tjerëve për të ndërtuar timin”

Leave a Reply

%d bloggers like this: