Politika

Fleckenstein: Do flas me Bashën. Dialogu bëhet në Kuvend

“Do takoj kreun e PD, Lulzim Basha, por nuk do negocioj. Dialogu duhet të bëhet në Kuvend sepse vendi i çdo force është në parlament”. Kështu u shpreh Knut Flenckestien pas takimit që pati me ambasadoren e BE, Vlahutin.

Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka nisur një vizitë 3 ditore në Shqipëri.

Në një postim në rrjetin social Twitter Fleckenstein ka shkruar: “Jam i lumtur që rikthehem në Shqipëri, axhendë e vështirë dhe bisedime serioze”.

Eurodeputeti do të takohet në orën 10:45 më kryeministrin Edi Rama, në orën 11:45 me kryeparlamentarin Ilir Meta ndërsa në orën 15:45 do të takohet më Ministren e Integrimit Klajda Gjosha.

Mësohet se para se të takojë ministren, Fleckenstein gjatë drekës do takojë kryedemokratin Basha.

Pak para mbërritjes në Shqipëri, Fleckenstein ka thënë për Deutsche Welle-n, se zgjedhjet e qershorit janë moment kyç për hapjen e bisedimeve.

Related Articles

Nje koment

  1. Zoti Knut Flakensten, Faleminderit per ndihmen qe BE, i kaa dhen dhe i jep vedit ton. Por ket ndihme e keqperdorin dhe e shperdorojne , per qellime te mbrapshta dhe personale Sali Beisha dhe Lulezim Basha. Ne emer te popullit, i qajne hallin sikurskan qene e pushtet tre vjet me par. Keta mashtrus qellimin e kan te rimarin pushtetin e humbur dhe su digjt shpirti per popullin. Me fjal duket se jan kunder krimit e koorupsjonit, ne te vertet jan keta mostra qe pengojne rreformen ne drejtesi, mbrojne prokuror e gjyqetar qe kan liruar kriminel, ata qe skan hetuar e denuar peshkaqenet qe i an pir gjakun shqiptareve. Per turpin e tyre nen pretekse absurde ne vend qe te shkojne e debatojne ne kuvendin e SHqiperis, sabotojne komisjinet parlamentare, bojkotojn parlamentin dhe ciren e argetohen ne cader. SHpresen si une dhe qindra mira shqiptar e kemi tek SHBA, BE, per ti ven politikant shqiptar ne rrugen e duhur, qe te meren me rreformat te cilat sjellin permiresimin e jetes te qytetareve, se sa te meren me protesta rrugesh, qe vec sjelljes ne krye te shtetit sbejne gje tjeter vecsa shpetimin nga rreforma per krimet qe kan kryer gjat tet viteve eme shum te qendrimit ne pushtet. Mbeshtesim qendrimin e mazhorances, te vazhdoi rreformat dhe te pregatit infrastrukturen e zgjedhjeve, te bej cmos qe numurimi i votave , te mos behet nga element partiak. por nga persona jasht pollitikes, intelektual, qytetar te ndercem. Vetem keshtu numurimi dhe rezultati i zgjedhjebve dote dale me shpejt, sdo cenohet vota e qytearit, Cdo parti te ket vezhgues ,ne cdo komisjon, pa te drejt numurimi. DMTH. te rregullohet mekaizmi i numurimit. Vetem keshtu u hiqet mundesia partive te ankohen per vjedhje te votes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button