Home / Qeveritare / Uells- Rama, takim me kryeministrin italian Renzi

Uells- Rama, takim me kryeministrin italian Renzi

rama-samiti-486x350Kryeministri Edi Rama vazhdon edhe ditën e sotme të jetë prezent në samitin e nivelit të Lartë të NATO-s, që po mbahet në Uells. Në këtë aktivitet të rëndësishëm edhe për Shqipërinë, kreu i qeverisë shqiptare është takuar edhe me homologë të rëndësishëm të perëndimit.

Para pak castesh, Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto me kreun e qeverisë italiane, Matteo Renzi. “Pas nje dite diskutimesh që u mbyllen në mesnate, nis dita e dytë e Samitit te NATO-s”, shkruan Rama në postimin e tij.

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Uellsi se Shqipëria ka qënë dinjitoze në rolin e saj edhe me parë në raport me NATO-n, pavarësisht se nuk kemi qënë ne në qeveri.

Në Samitin e NATO-s delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama dhe në përbërje të tij janë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Leave a Reply

Your email address will not be published.