Home / Qeveritare / Veliaj: Fondi i Punësimit ndihmoi 91 gra e vajza me ndihmë ekonomike në Patos

Veliaj: Fondi i Punësimit ndihmoi 91 gra e vajza me ndihmë ekonomike në Patos

Pato“Punë-të-mbarë”-në-Patoss-01-525x350

Veliaj ne kompaninë e fasonit “Picari”, në Patos

Kompania e fasonit “Picari” në Patos, ishte vizita e radhes e ministrit te Mireqenies Sociale e Rinise, Erion Veliaj, kompani e cila ka përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit duke punësuar 91 gra dhe vajza.

Veliaj tha se pavarësisht bindjeve politike, interesi më i madh publik dhe politik sot është punësimi i sa më shumë qytetareve.

Sipas tij, Fondi i Nxitjes së Punësimit është mënyra më e mirë për të ndihmuar njerëz me ndihmë ekonomike që të punësohen. Gjatë fjalës së tij, ministri Veliaj u shpreh se “për ata që nuk kanë një arsim të lartë apo jetojnë me ndihmë ekonomike, puna në fason është një punë e mirë”.

Në rrethin e Fierit janë 255 gra e vajza që kanë përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit, ndërkaq shumë shpejt do të organizohet edhe një raund i dytë për ato kompani që duan të bëhen pjesë e një prej gjashtë programeve përfituese. “Paratë e ndihmës ekonomike më mirë t’i përdorim për të paguar sigurimet shoqërore dhe disa paga minimale duke i drejtuar njerëzit në punësim, sesa t’u japim lëmoshë dhe të inkurajojmë njerëz që jetojnë prej 23 vitesh me ndihmë ekonomike, pa i kthyer kurrë sytë nga puna”, nënvizoi Veliaj.

Në rrethin e Fierit janë miratuar gjithsej 9 programe të nxitjes së punësimit, me një fond prej 17 milion lekësh. Subjektet përfituese i përkasin kryesisht fushës së konfeksioneve, ndërtimit etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.