Politika

Rama: Edhe fasadat kanë rëndësi

Është mbajtur konferenca ministeriale me temë “Nxitja e kulturës për zhvillim të qëndrueshëm”.

Në këtë konferencë mori pjese edhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e mbajtur kryeministri theksoi se rajoni ynë jeton prej vitesh nën agresionin e të shëmtuarës.

“Programi ynë i Rilindjes Urbane kërkon të ringjallë hapësirën publike. Ne hasim kritika të tilla si, “ne jemi pa bukë, ju merreni me fasada” ose “ne nuk kemi ujë, ju merreni me ndriçim”. Por, nuk ka vende të shëmtuara dhe me mirëqenie. E bukura është shumë e rëndësishme në raport me nevojën tonë për të pasur një marrëdhënie harmonike mes njerëzve të komunitetit, me ligjet e komunitetit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm”, deklaroi kreu i qeverisë.

Sipas tij, buxheti për kulturën nuk është asnjëherë mjaftueshëm.

E pranishme në konferencë, ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin ka deklaruar se unioni vazhdon që të mbështesë Shqipërinë në promovimin e trashëgimisë kulturore.

Vlahutin ka theksuar se investimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore është mënyra e vetme që të zhvillohet turizmi dhe ekonomia e vendit.

“Duhet të mbrojmë trashëgiminë kulturore. 4.5 mln dollarë janë investuar nga BE në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

UNESCO ka marrë në mbrojtje disa nga këto vlera të Shqipërisë. Kjo është mënyra e vetme që të zhvillohet turizmi dhe ekonomia e vendit”, deklaroi Vlahutin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button