Qeveritare

Beqaj: “Shqipëria jo duhanit” do të ketë kundërshti, por do arrijmë suksesin

Ministri-i-Shëndetësisë-Ilir-Beqaj-mori-pjesë-në-Konferencën-e-Parë-Ndërkombëtare-në-Fushën-e-Gjinekologjisë-525x350Aktiviteti i organizuar ditën e premte në kuadër të sensibilizimit të qytetarëve “Shqipëria jo duhanit”, mblodhi në një tryezë të përbashket ministrin e Shëndetësisë,  Ilir Beqaj,  përfaqesues të shoqerisë civile, mjekë etj, per te diskutuar mbi rrezikshmërinë që vjen per shëndetin e qytetarëve nga duhani.

Ministri Beqaj u shpreh se “në këtë rrugë do të ketë kundërshtime, por ne duam të ndërgjegjësojmë qytetarët që do të këmbëngulim në suksesin e kësaj fushate”.

Ndërsa perfaqesuesja e shoqerise civile, Kozara Kati, theksoi  se “ndërgjegjësimi është në interes të qytetarëve duke siguruar një të ardhme per zhvillimin e qëndrueshëm. Ndaj nuk kemi më kohë dhe është turp që shoqeria civile si dhe aktorët si, media, shkollat, qytetarët të veprojnë tani, për të bërë një analizë të domosdoshme. Në vit vdesin mbi 400.000 njerëz ne bote për shkak të problemeve të shkaktuara nga duhani”, tha Kati. Sipas saj, kjo është një nismë që duhet të meret me seriozitet pa asnjë arsye politike pasi të gjithë njerëzit preken njësoj nga pirja e duhanit.

Për herë të parë, ndryshimet që pësoi ligji “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” parashikojnë gjoba edhe për duhanpirësit. Masa e gjobës është 5000 lekë, ndërkohë që objekt i gjobitjes do të jenë edhe administratorët e lokaleve. Sipas ligjit të ri, shkelja e nenit të ri ku përcaktohen mjediset ku ndalohet pirja e duhanit, parashikon gjobitjen e subjekteve të tatueshme me 300 000 lekë, 50 000 lekë gjobë për personin përgjegjës në institucionet publike, si dhe 50 000 lekë për administratorin në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button