Politika

“Përrallat me Soros”, Berisha: Faktet pse Fleckenstein u nxitua

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas thirrjes së eurodeputetit Fleckenstein, që të mos tregojë më përralla me Soros.

Në një postim në profilin e tij në FB, Berisha e quan të ngutur dhe të pabazuar, duke i numëruar disa fakte, sipas tij të pakundërshtueshme, lidhur me atë që e ai e quan e vërteta tronditëse, që duhet të dalë në shesh dhe të hetohet edhe nga PE.

Postimi i Berishës

Përgjigje deputetit te parlamentit Europian, Fleckenstein!

Te dashur miq, deputeti i Parlamentit Europian dhe reporteri per Shqipërinë, Knut Fleckenstein ne një konference shtypi sipas mediave nder te tjera ka deklaruar sa vijon:

“Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që t’i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni.

Zoti Berisha nuk është i dobët”, tha deputeti i parlamentit Europian që vizitoi Tiranë këto dy ditë.”

Me kete rast, duke shprehur me sinqeritet vleresimin tim te palekundur per kontributin e tij qenesor personal dhe te Parlamentit Europian ne dekriminalizimin por dhe probleme te tjera te vendit, me duhet t’i them se deklaraten e tij e konsideroj te ngutur dhe te pa bazuar per arsyet qe vijojne:

– Deklaratat e mia per Xhorxh Soros dhe mafien e tij, si nje rrezik madhor per demokracine shqiptare jane te bazuar jo ne hamendje por ne dokumenta autentike te pakundershtueshme nga te gjithe ata qe duan te besojne te verteten.

– Denoncimet e mia ne parlamentin shqiptar ndaj veprimeve mafioze te Soros dhe neworkut te tij ne Shqiperi, te bazuara ne dokumenta dhe fakte, datojne vite me pare dhe nuk kane lidhje me polemiken e sotme qe zhvillohet ne SHBA per veprimtarine e kryespekullantit te planetit.

– Xhorxh Soros perfaqeson sot miliardierin qe ka korruptuar me shume se kushdo tjeter mbi toke politikane, personalitete lokale dhe nderkombetare ne vendet ishkomuniste por edhe ne vende te tjera. Ai ka korruptuar gjithashtu individe dhe grupe ne institucione serioze nderkombetare te vendosura ne kryeqytete te vendeve te ndryshme perfshi ketu Berlinin!

Ne kete kontekst, mendoj se jo hedhja poshte me apriori apo paragjykime te zerave qe kerkojne te nxjerrin ne shesh nje te vertete tronditese, por hetimi me transparence nga parlamenti europian dhe parlamente te vendeve te interesuara duhet te ishte pergjigja e duhur dhe respekti i detyruar nga e verteta.

Se fundi, shtoj se me deklaratat e mia kam vetem nje qellim; te mbroje nje te vertet qe e vleresoj se ka interes te padiskutueshem per vendin tim por edhe miqte e mi kudo qe jane!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button