Kronika

FOTOT / Nën “Çadrën e Lirisë”

Sot ishte dita e pestë e protestës. Pas orës 12:00, kur kreu i PD-së dhe ata që e shoqërojnë atë largohen nga çadra, në bulevard bie qetësia nga brohorimat, por jo nga muzika që qëndron gjatë gjithë kohës në sfond.

Kafet aty rrotull janë të mbushura plotë me njerëz.

Brenda “Çadrës së Lirisë”, siç e quan opozita, njerëzit qëndrojnë në grupe të vogla. Disa luajnë letra, të tjerë bisedojnë e të tjerë mendohen…!

Shitësit ambulantë të farave të lulediellit janë më të kënaqurit e këtyre ditëve.

Kioska e cila ndodhet pranë Urës së Lanës ka shtuar furnizimin me byrek edhe pica.

“Dita” sjell këto foto nga protesta e opozitës e cila sot është në ditën e pestë të saj.

Marrë nga: Gazeta Dita

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button