Home / roze / Pse aktorja Anna Kendrick nuk shoqërohet me beqare?

Pse aktorja Anna Kendrick nuk shoqërohet me beqare?

Aktorja Anna Kendrick ka zbuluar arsyen pse nuk ka një shoqe të ngushtë.

31-vjeçarja i urren shumë dasmat dhe organizimin e tyre, kështu që shmang miqësitë me femra beqare në mënyrë që të mos ftohet nëpër dasma, aty ku “ulesh në një tavolinë plot me njerëz të panjohur”.

“I kam tmerr dasmat. Më duket sikur u shmangem atyre vajzave që janë ende beqare, pasi nuk dua të kem të bëj aspak me dasmën e tyre. Pres derisa të martohen që të bëhemi shoqe të ngushta”, shpjegon Anna Kendrick, e cila aktualisht është e zënë me promovimin e filmit “Table 19”, që tregon se si një vajzë e re (Anna Kendrick) kalon një dasmë të mërzitshme, e ulur me njerëz që nuk i njeh në një tavolinë që nuk e vë re njeri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: