Home / Rajoni / Pas një tërmeti 34 minatorë mbeten të bllokuar në minierë

Pas një tërmeti 34 minatorë mbeten të bllokuar në minierë

ee392-371x350Në një minierë karboni në Zenica, në qendër të Bosnjes, ku shumë galeri u shembën për shkak të një tërmeti, kanë mbetur të ngecur në një thellësi prej 600 metra 34 minatorë për rreth 16 orë.

“Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të hapur një kanal shpëtimi për minatorët e bllokuar në një galeri që nuk u dëmtua nga tërmeti”, deklaroi për median drejtori i minierës së “Raspotocje”, Esad Civic.

“Në 56 minatorë që gjendeshin në minierë në momentin e tërmetit, 22 prej tyre arritën të dalin në sipërfaqe dhe 34 kanë mbetur të ngecur në zonën e prekur”, theksoi ai.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 3,5 ballë Righter që ra dje në orën 16:30 me orë lokale (14:30 GMT), ndodhej 53 kilometra në veriperëndim të Sarajevës, dhe shkaktoi rrëzimin e disa galerive në minierë

Leave a Reply

Your email address will not be published.