Maqedonia

BDI kalon ligjin për gjuhën shqipe, kyç për hapin e radhës me LSDM

BDI  kalon ligjin për gjuhën shqipe, kyç për hapin e radhës me LSDM-në. Ligji për shqipen u diskutua nen për nen, me sqarime e argumente.

“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do të avancojë çështjen shqiptare, është moment historik për të cilin kemi pritur plot 15 vite”, kështu u shpreh në një intervistë për Programin 200, Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Nenet e ligjit janë kaluar tashmë një e për një në diskutim. Në shqyrtim janë vetëm vërejtje të përgjithshme. Nuk ka mendime kundër, por thjesht jepen sqarime ndahen mendime për mënyrën e përdorimit të shqipes si dhe zbatimin e ligjit në tërësi, bashkë me institucionet që do monitorojnë këtë zbatim.

“Moment historik për të përmbyllur një proces të Marrëveshjes së Ohrit, jemi shumë të vëmendshëm dhe nuk shpejtojmë. Derisa nuk përmbyllet çështja e ligjit për gjuhën shqipe as që do të hapen pikat e tjera të marrëveshjes. 15 vite kemi pritur për ta mbyllur këtë çështje shumë të rëndësishme për shqiptarët”, deklaroi për Alsat-M Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button