Kosova

“Takimi Veseli-Trump, edhe një ‘shuplakë’ për Serbinë”

Përveç mediave serbe, takimi i kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump është komentuar edhe nga mediat kroate, të cilat e shikojnë si një shuplakë për Serbinë.

“Për shkak të kësaj fotografie mediat shkruajnë edhe për një shuplakë të Trumpit ndaj Serbisë”, është titulli i gazetës kroate “Vecernji”.

“Kosova është e bekuar pasi ka mbështetjen e SHBA-ve. Kam marrë konfirmimin që SHBA-të do të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën”, citon “Vecernji” deklaratën e Veselit.

Po ashtu kjo gazetë shkruan edhe për urimin që Trumpi i ka bërë Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt.

“Blici serb (gazeta) në tekstin për takimin me titullin ‘edhe një shuplakë Serbisë’, tregon se edhe administrata e re amerikane mbështetë pavarësinë e Kosovës të cilën Serbia e lufton”, shkruan më tej  gazeta kroate.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button