Ekonomia

FED invest dhe Ambasada hollandeze, të forcojmë rolin e gruas në biznes

Me iniciativën e Ambasadores hollandeze në Tiranë, Dewi Van de Werd, në Lushnje u organizua ditën e martë, më 21 shkurt 2017,  seminari i parë me temën “Gratë e suksesshme në biznes”, me pjesëmarrjen e një grupi përfaqësuesesh të grave sipërmarrëse nga ky qytet. Ky aktivitet, që organizohet  për herë të parë në Shqipëri, u mbështet edhe nga Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim,  e cila ndau çmimet e sipërmarrësve gra më të suksesshme të vitit. FED invest mori pjesë si një aktor në sektorin e financimit dhe partner i hershëm në financimin e grave sipërmarrëse. Ndërsa të ftuar në këtë takim ishin përfaqësues të RIAS/Rabo Bank, të EFSE – Fondi Evropian për Evropën Juglindore, nënkryetarja e Bashkisë Lushnje Teuta Korreshi etj.

Drejtoresha ekzekutive e FED invest, Zana Konini, duke marrë fjalën në këtë takim tha se, projekti që ka filluar tashmë me mbështetjen e qeverisë hollandeze dhe Amasadores së Hollandës, është një mbështetje e fuqishme e projektit tonë për nxitjen e sipërmarrjes së gruas në biznes. Sipas saj, në kuadër të këtij projekti dhe orientimit të ambasadores Van de Werd për mbështetjen e grave në biznes, ne po organizojmë një takim me gratë anëtare të FED invest dhe me ato të cilat nuk janë, por do të jenë së shpejti, anëtare të FED invest.

hol2Ambasadorja holandeze, si një nga mbështetëset e projektit, vlerësoi numrin e lartë të grave të përfshira si një mënyrë për të patur sukses dhe për të shtuar vendet e punës. Kredidhënia për gratë e suksesshme në sferën e biznesit ka nxitur sipërmarrëset në Lushnje.

Projekti i FED Invest i nisur prej një viti me mbështetjen e qeverisë holandeze ka vijuar me ndihmën e grave sipërmarrëse, të cilat kanë mundur të çojnë para biznesin me investimin e zyrës së Lushnjes.

“Jam shumë e impresionuar nga progresi që keni bërë deri tani në këtë projekt. Kjo është një arritje e madhe dhe unë dua të përgëzoj zonjën Kanini për rezultatet e arritura. Ne si ambasadë  jemi  duke mbështetur fuqimisht pjesëmarrjen e grave në biznes dhe në politikë. Këtë e bëjmë sepse ne mendojmë se pjesëmarrja e grave do të shtrojë shumë pikëpyetje të problemeve që shqetësojnë Shqipërinë në tërësi” tha Dewi Van de WerdUnë dëshiroj shumë, u shpreh ajo, që edhe ju do të ndiqni rrugën që kanë ndjekur gratë sipërmarrëse në Tiranë.  “Ato kanë krijuar unionin e tyre dhe do dëshiroja që edhe jut të ecnit në të njëjtën rrugë.  Ju përgëzoj të gjithave për pjesëmarrjen tuaj dhe dëshiroj të njoh nga afër historitë tuaja të suksesit përsa i përket fushës së biznesit”, përfundoi fjalën e saj ambasadorja Dewi Van de Werd.

Për nënkryetaren e Bashkisë së Lushnjes Teuta Korreshi dhe gratë sipërmarrëse nxitja përmes fondeve, është një mbështetje domethënëse për zhvillimin e një biznesi.

hol3Ndërsa Drejtori i kredisë dhe zhvillimit në FED invest, Behar Gjoni, duke u ndalur në historikun e zhvillimit të FED invest tha se, “një nga objekivat kryesore të projektit është të ofrojë asistencë dhe kredi për të gjitha gratë sipërmarrëse në radhë të parë dhe pjesën tjetër të popullsisë”. Nga historiku që kemi në 25 vitet e fundit rezulton se femrat kanë qenë më të suksesshme në kthimin e kredive, theksoi Gjoni, ndërsa vuri në dukje se FED invest e ka zanafillën që në vitin 1992.

“Ky është viti i 25-të i aktivitetit në Shqipëri. Nga viti 1992 deri në 2002 është arritur  konsolidimi i aktivitetit, ndërsa në vitet  2002-2016 aktiviteti i FED invest është karakterizuar nga një rritje progresive,” vijoi Gjoni, ndërsa vuri në dukje se gjatë gjithë përiudhave, FED invest ka qenë i monitoruar dhe ka bashkëpunuar me donatorë të brendshëm dhe ndërkombëtar për zhvillimin e mikrokredisë.

Gratë biznesmene pjesëmarrëse në këtë takim, sollën eksperiencat e tyre, sesi kanë ngritur e zhvilluar aktivitetin e biznesit falë Fed invest që i ka mbështeur ato me kredi financiare. Takimi vijoi me disa vizita ne zyrat e Fed invest në qytetin e Lushnjes dhe zonat rurale të zonës. Ambasadorja Dewi Van de Werd dhe të ftuarit e tjerë panë nga afër infrastrukturën bashkëkohore në qendrat Fed invest, si dhe u njohën me shërbimet dhe produktet financiare që ofron  mikrocredia FED invest . Ndërsa me shumë interes u ndoqën vizitat në bizneset e grave sipërmarrëse, të financuara nga FED invest përmes programit të mbështetur nga qeveria holandeze. Eshtë për t’u theksuar se sipermarrja e grave në Shqipëri ka një trend në rritje. Sipas INSTAT  janë afro 32% të biznesve që janë të regjistruara dhe që drejtohen nga gratë. Për më tepër sipërmarrëset femra janë më të prirura sipas statistikave për jetëgjatësinë e aktivitetit.

Më datën 22 shtator 2016, në ambientet e ambasadës holandeze u nënshkrua marrëveshja për fillimin e projektit “Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare, me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale”, projekt që do të financohet nga Ministria e Jashtme e Vendeve të Ulëta, Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), Rabo International Adviser Services (RIAS) dhe FED invest. Ky projekt do të implementohet nga FED invest me asistencë teknike të RIAS dhe EFSE, me synim përmirësimin strukturor të përfshirjes financiare në Shqipëri, si kontribuese e zhvillimit të ekonomisë rurale të vendit dhe rritjen e nivelit të jetesës së popullsisë rurale dhe urbane në tërësi.

Shoqëria e Kursim Kreditit “FED invest”, është institucion financiar kooperativë, që vjen si rezultat i konsolidimit të rrjetit të  ShKK-ve, ish anëtarë të Unionit Shqiptar Kursim Kredi. Fillimisht ky institucion nisi si projekt pilot i Bankës Botërore në vitin 1992, që kishte për qëllim zbutjen e varfërisë në zonat rurale në vend dhe hodhi bazat për themelimin dhe rregullimin me ligj të shoqërive të kursim kreditit (ShKK) që do të operonin në këto zona në vitet në vijim. Me mbështetjen e plotë të Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore, Qeverisë Shqiptare,  EFSE dhe konsulencën e Rabobank International Advisory Services -RIAS, u sugjerua konsolidimi i Unionit dhe ShKK-ve të tij përbërëse në një institucion të vetëm, FED invest. Aktualisht FED invest zotëron një total asetesh prej 27 mil euro, portofol kredie 23 mil euro, portofoli i depozitave 19 milion euro dhe më shumë se 40 mijë anëtarë në 1,100 fshatra në territorin e Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button