Home / Kronika / Kreu i Antimafias italiane: Në Shqipëri është 3-fishuar prodhimi i drogës

Kreu i Antimafias italiane: Në Shqipëri është 3-fishuar prodhimi i drogës

Kreu i Antimafias italiane, Franko Roberti ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare. Roberti është pritur fillimisht nga kryeprokurori Adriatik Llalla me të cilin po zhvillon një takim në prokurorinë e përgjithshme.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit, kreu i Antimafias italiane i vlerësoi si shumë të mira dhe efikase marrëdhëniet e bashkëpunimit me prokurorinë shqiptare në luftën e përbashkët kundër korrupsionit dhe trafikut ndërkombëtar të drogës. sipas Robertit, trafiku i narkotikëve mbetet një problem shumë i madh, madje sipas tij është trefishuar prodhimi i drogës.

“Trafikimi i lëndëve narkotike  ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në nominimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Interesi jonë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe luftojmë trafikun. Është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.