Libri

Amaneti në letër i Dritëro Agollit

Atë ditë që shpresat e mjekëve për të hequr ato tuba që drejtonin frymëmarrjen e babit u bënë të mëdhaja , pasi ai po përpiqej vetë të frymëmerrte ,edhe gëzimi ynë ishte i madh. Pas orëve të zgjatura në gjendje gjumi , babi hapi sytë e po na vështronte . Edhe ai po e ndjente që po dilte nga një gjumë i rëndë e rraskapitës; rraskapitës pasi tubat e tërë ato pajisje dukej që e bezdisnin fort.Shihte sytë e Sadijes dhe kokat tona e kërkonte të fliste, të komunikonte. Ne i thonim e bënim me shenja që të mos lëvizte shumë e të kishte pak durim , pasi për pak do i hiqte ato tuba e do fliste si të donte.

Atëherë ai bëri me shenjë që donte stilolaps e letër që të shkruante . I sollën një fletë letre e një dosje të kuqe ku të mbështeste letrën.Me dorën që i dridhej nisi të shkruante,por ah sa dhimbje : Koka e mbështetur në atë krevat reanimacioni, dhimbjet e trupit dhe te shpirtit, tërë ato tubacione të formave e dimensioneve të ndryshme, gypa në fyt, anash qafës disa si fije të holla që nuk kuptoheshin çfarë funksioni kishin , një mishmash pajisjesh.

E jo vetëm aq ; në një sallë gjigande , pranë e pranë të ngjashmish , vuajtës e bashkëvuajtës, me shpresa e të pashpresë, me fytyra të zbehta e ngjyrë hiri, në mosha të reja por edhe në mosha të thyera( paçka se mosha pak rëndësi ka në atë pavion që për mua trishtueshëm thënë ishte pavioni i vdekjes , pasi aty qava kujshëm të shenjtin e të shtrenjtin tim , aty ndjeva duart e ftohta akull, aty pashë ngjyrën e të mosqënit në jetë, atë ngjyrë që askurrherë nuk e kisha çuar nëpër mend për të bukurin Atin tim), në atë sallë pra , ishte e pamundur që dora të shkiste e të formonte shkronja, fjalë, fraza.

E megjithatë disa iniciale, E,A, një grupim inicialesh, vështirë të kuptueshme, babushi im arriti t’i bënte.Gjithsecili nga ne ëndërronte që ato të ishin shkruar për çdonjërin: Mami thoshte që ja , Dritëroi nuk më pa që isha aty e donte të shkruante: Ku është Sadija ?

E ndoshta kishte të drejtë . Edhe infermieret shpreheshin që Dritëroi thërret veçse Sadijen kur zgjohet .

Tani, sigurisht mendonte që Dritëroi donte të shkruante për Tanin , amanetet e tij .
Dhe unë po ashtu mendoja vetmevete: Ja, babushin e ka marrë malli për mua, donte të shkruante diçka për vajzën e tij dhe bijën e çmuar të tij.

Ende dhe sot ditën që shkruaj nuk e kam zbërthyer dot atë tog hieroglifesh , të fundmet kompozime gërmash të shkruara nga dora e bukur e atit tim( duart e babit janë vërtet të pakrahasueshme në bukurinë e tyre, të holla e elegante, gishtërinj të gjatë e të drejtë, lekurëlëmuar derisa mbylli sytë, pëllëmbë e bukur e në dimensione çuditërisht shumë harmonike në tërësinë e dorës).

E megjithatë ai shkroi; një dëshirë ndoshta e pashprehur dot me fjalë, një amanet a testament qoftë.

Ai la përsëri gjurmën e bojës në letër si amaneti më fisnik i vazhdimit të mbajtjes gjallë të veprës së tij, botimit të dorëshkrimeve, botimit e ribotimit të veprave të tij botimit të pathënave që sa ishte në jetë hezitoi t’i përshfaqte e të shihnin dritën e botimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button