Home / Arte / Teater / 5 “Djelmoshat” dhe Ema Andrea!

5 “Djelmoshat” dhe Ema Andrea!

Janë “5 Djelmoshat” ata që rikthejnë në teatër aktoren Ema Andrea. Ajo do të ketë plastikën e kësaj vepre, e cila trajton tema të forta për shoqërinë. Vepra e njohur e Simona Semeniç do të vijë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar më datën 24 shkurt, për të vijuar më pas më 25,26 Shkurt , ora 19:00.  Nën regjinë e Helidon Finos në këtë vepër intepretojnë aktorët Dritan Borici, Neritan Licaj, Laert Vasili, Gent hazizi dhe Genti Deçka.

Kjo vepër trajton problematikat e 5 djelmoshave, në moshën 10-11 vjeçare dhe është një shkundje e fortë për gjithë shoqërinë. Ajo na shtyn drejt një reflektimi të sinqertë mbi atë që ndodh në botën e fëmijëve tanë, që është dhe bota jonë prej të rriturish, dikur fëmijë, ku ne hyjmë e dalim pa kuptuar gjurmët që mbeten në të, sikur të ishte një skutë e errët, që nuk na përket.

Simona Semeniç ka lindur në Slloveni në vitin 1975, është dramaturge dhe interpretuese. Ka përfunduar studimet për dramaturgji në Akademinë për Teatër, Radio,Film dhe Televizion, në Lubjanë. Eshtë 3 herë fituese e çmimit Grum, çmimi më i lartë kombëtar që ju jepet dramaturgëve, që jetojnë dhe punojnë në Slloveni. “5 Djelmoshta” është vepra me të cilën u bë e njohur dhe me të cilën fitoi Çmimin e parë Grum. Pas kësaj vepre Ema Andrea do të intepretojë në veprën Equus, e cila konsiderohet si një nga produksionet më të rëndësishme të këtij sezoni për teatrin,  nën regjinë e Dino Mustafiq.

Leave a Reply

%d bloggers like this: