Politika

Ministri Koka gjobit 5 kryebashkiakë

Pesë kryetarë bashkie dhe disa krerë institucionesh publike spitalore kanë marrë gjoba nga Ministria e Mjedisit për mbetjet spitalore.

Në analizën e punës për vitin 2016, kryeinspektori i ISHMP, Ergys Agasi, theksoi faktin se “të dhënat shënojnë rezultate dukshëm pozitive, me një performancë cilësore dhe në rritje të dukshme shifrash krahasuar me vitin 2015.

Gjatë vitit 2016 nga Inspektoriati i Mjedisit janë kryer gjithsej 7353 inspektime, ose 58% më shumë krahasuar me vitin 2015. Janë vendosur 15.3% më shumë gjoba se në 2015-ën me një vlerë monetare 7.9% më shumë se në vitin 2015.

Për herë të parë vitin e shkuar janë vendosur 11 dënime me paralajmërim. Janë marrë masat për pezullime dhe mbyllje aktivitetesh me 48% më shumë krahasuar me vitin 2015, shkruhet në njoftimin e Inspektoriatit të Mjedisit”.

“Nga inspektimet e kryera në rang vendi për menaxhimin e mbetjeve urbane janë marrë 23 masa administrative. Nga këto 5 masa me gjobë janë vendosur për kryebashkiakët e bashkive Pustec, Pogradec, Sarandë, Devoll dhe Librazhd të cilët janë gjobitur me një vlerë prej 500.000 lekë secili. Masa administrative me gjobë janë marrë edhe për disa ndërmmarrje publike”, tha ai.  Edhe ndaj spitalit Rajonal Korçë, Qendrës Shëndetësore Hekal, Mallakastër, Spitalit “Ihsan Cabej“ Fier , Drejtorisë së Shëndetit Parësor Dibër dhe Drejtorisë së Shëndetit Parësor“ Shkodër janë vendosur gjoba”, tha Agasi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button