Home / Kronika / Arrest me burg për ish–Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

Arrest me burg për ish–Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg, për ish–Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, i arrestuar pasditen e së martës.

Zoto akuzohet për korrupsion, pasi Prokuroria për Krimet e Rënda dyshon se ka abuzuar me tenderat për ushqimet në Burgje.

Në Korrik të 2016-ës u arrestua për të njëjtën çështje edhe Iljaz Labi, zëvendës i Zotos.

Aktualisht për Labin ka filluar gjyqi për akuzën e korrupsion.

Për këtë çështje u arrestuan edhe 4 biznesmenë, të cilët bashkëpunonin me njeri-tjetrin për të paracaktuar fituesin në tender.

Sipas hetimeve, ata kishin paguar rreth 20 milionë lekë të vjetra tek numri 2 i Burgjeve.

Por nga hetimi, prokurorët faktuan edhe përfshirjen e Drejtorit Zoto.

Leave a Reply

Your email address will not be published.