ParlamentarePolitika

Mandati i deputetit Armando Prenga, ja vendimi i KQZ-së

Mandati i deputetit socialist të Lezhës, Armando Prenga ishte një nga çështjet kryesore të mbledhjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka nisur diskutimin për mandatin e tij dhe në fund me 4 vota pro dhe 3 kundër vendosi të kërkojë më shumë informacion nga prokuroria për kohën kur është dënuar Armando Prenga në Itali.

Para KQZ, avokati i Prengës sqaroi se deputeti i ka dhënë një ditë më parë shenjat e gishtave në departamentin përkatës dhe është i hapur ndaj çdo informacioni apo procesi.

Avokati tha se për këtë çështje ata disponojnë vetëm një kërkesë, e cila i është paraqitur edhe KQZ, por jo dokumentacionin përkatës, çka i pengon ata të bëjnë një mbrojtje ligjore dhe efektive.

Sipas tij për këtë çështje i janë drejtuar edhe Prokurorisë, pasi sipas tyre ka patur tentativë për të mbledhur të dhëna në mënyrë që të dëmtohet figura e klientit të tij.

Me gjithë rezervat që kemi lidhur me këtë njoftim të dhënë edhe nëpër portale, para pak ditësh në jemi njohur zyrtarisht vetëm nëpërmjet administratës të KQZ, dhe nuk disponojmë asnjë dokumentacion për këtë çështje. Ne disponojmë vetëm një kërkesë që e kemi edhe ju. Dhe nisur nga kjo nuk kemi një mundësi për të kërkuar të drejtën. Kemi dorëzuar edhe kërkesë në Prokurori, por tha u dha përgjigje se në kuadër të dekriminalizmit, provat përbëjnë sekret dhe nuk mund të bëhen publike”, tha avokati.

Ai sqaroi se “për vendimin e vitit 2005 në Itali, Prenga nuk kishte dijeni”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button