Home / Kronika / Tahiri: Këtë vit i jepet fund fenomenit të kanabisit

Tahiri: Këtë vit i jepet fund fenomenit të kanabisit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar se “ky është vit deciziv për t’i dhënë fund një herë e mirë fenomenit të kanabisit” në vendin tonë.

Duke folur për policimin në komunitet, Tahiri tha: “Duhet të merremi me këtë çështje për t’i dhënë një zgjidhje definitive. Nevoja është që të bëjmë më shumë, por, që kur kemi marrë detyrën, një pjesë themelore e asaj që kemi bërë është lufta kundër kanabisit. Para se ta merrnim detyrën, as nuk flitej për luftë kundër kanabisit. Pavarësisht se ishte evidente situata skandaloze me kultivimin e kanabisit, askush nuk merrej me këtë”.

“Trashëguam një problem me kanabisin dhe po merremi për ta zgjidhur. Kjo është shenja më e fortë e vendosmërisë sonë për një luftë kundër këtij fenomeni. Ky është vit deciziv për t’i dhënë fund një herë e mirë këtij fenomeni. E nisëm me Lazaratin dhe të njëjtën gjë do të bëjmë me çdo cep të Shqipërisë”, shtoi Tahiri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: