Te ndryshme

“A më dëgjon?”, nëse ju bëhet kjo pyetje mbyllni menjëherë telefonin

Nëse dikush ju merr në telefon dhe pyet “A më dëgjon?”, mbyllni menjëherë telefonin.

Një mashtrim masiv me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të vijë në Europë.

Sipas mediave britanike, policia dhe kompanitë që bllokojnë telefonatat atje po paralajmërojnë publikun për rrezikun e kësaj telefonate të rrezikshme.

Si funksionon ky mashtrim:

– Përdoruesi kontaktohet me një numër të zakonshëm

– Zëri në anën tjetër të receptorit prezanton veten dhe kompaninë për të cilën presupozohet se punon

– Ata më pas pyesin: “A më dëgjoni?”

– Përgjigja që ju jepni regjistrohet dhe nëse thoni “Po”, kjo përgjigje do të modifikohet sikur keni rënë dakord për të bërë një blerje të madhe.

Sipas të përditshmes britanike “The Independent”, në këtë mënyrë, personi që merr telefonatën mashtrohet për të firmosur një kontratë verbale.

Firmat të tilla që bëhen nëpërmjet telefonit përdoren nga kompani që bëjnë biznes nëpërmjet tij, diçka tërësisht e ligjshme (rasti i call center -ave) dhe pikërisht kjo po shfrytëzohet nga mashtruesit që kanë arritur të fusin në grackën e tyre shumë amerikanë, kryesisht në Florida, Pensilvani e Virginia.

Tashmë ekspertët besojnë se është çështje kohe përpara se ky mashtrim të përhapet edhe në Europë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button