Teknologji

Nokia 3310, zbulohen detaje: Si do të jetë modeli i ri dhe sa do kushtojë

Lajmi se telefoni ikonë, Nokia 3310 do të rikthehet duket se do të jetë zyrtar këtë të shtunë.

Fjalët e fundit që qarkullojnë kanë hedhur dritë mbi disa detaje të reja të versionit të 2017, që pritet të shitet për 59 euro.

Do të punojë në sistemin operativ Android, por do të vazhdojë të kryejë funksionet e një telefoni bazë, thirrje telefonike dhe mesazhe.

Ekrani monokrom me rezolucion 84×84 piksela do të zëvendësohet me një ekran me ngjyra, por jo me rezolucion shumë të lartë për të mos ndikuar në kohëzgjatjen e baterisë.

Telefoni do të zbulohet këtë fundjavë në Kongresin Botëror të Telefonëve 2017.

Përveç kësaj, 3310 do të ketë edhe ngjyra të reja, përfshi jeshile, e zezë dhe e verdhë, dhe do të jetë më i hollë se origjinali.

Nokia 3310 ka qënë telefoni kult dhe shumë i dashur në vitet 2000. Ishte me një dizenjo mjaft të mirë, me një jetëgjatësi baterie të tmerrshme, dhe ‘i pashkatërrueshëm’.

Klientët shpresojnë që telefoni i ri të mos jetë shumë larg atij origjinalit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button