Kronika

Çështja “Prenga”, KQZ letër Llallës: Na jep informacion shtesë, refuzimi vepër penale

Pas mbledhjes së sotme, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba i ka dërguar një letër Prokurorisë së Përgjithshme ku kërkon informacione shtesë dhe dokumentet që faktojnë pretendimet e organit të akuzës për deputetin Armando Prenga.

Burime për “Dita” bëjnë me dije se KQZ kërkon prej Prokurorisë një kopje e vendimit gjyqësor brenda apo jashtë vendit për deputetin Armando Prenga. Gjithashtu, kërkohet informacion dhe nëse deputeti Armando Prenga, është dënuar me vendim jo përfundimtar  nga një autoritet  gjyqësor i një shteti anëtar i BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë apo nëse është vendosur një masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë apo  një shteti tjetër të përcaktuar me vendim të Kuvendit.

“Është e domosdoshme që vendimi i organit të akuzës të jetë i detajuar përsa i përket llojit të veprës penale dhe masës së dënimeve sepse vetëm mbi këtë bazë do të mundet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përcaktojë periudhën e ndalimit, të kandidimit, apo të ushtrimit të funksionit të zgjedhur ose emëruar sipas nenit 4 të ligjit 138/2015. Kujtojmë se vënia e informacionit të mësipërm, në dispozicion të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për të përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji 138/2015, përbën detyrim ligjor për Prokurorinë e Përgjithshme. Mosbashkëpunimi apo refuzimi për të bashkëpunuar, pengesa, vonesa apo keqdrejtimi në procesin e verifikimit përbën vepër penale, në përputhje me nenin 248 të Kodit Penal”, thuhet në letër.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button