Home / Kosova / Ramadani i përgjigjet presidentes: Blloku e ka zgjidhjen

Ramadani i përgjigjet presidentes: Blloku e ka zgjidhjen

ramadani-i-p-euml-rgjigjet-presidentes-blloku-e-ka-zgjidhjen_hdNë mëngjesin e sotëm, presidentja e Kosovës Atiefete Jahjaga, e cila po merr pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi për të diskutuar zbatimin e Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit, ka dhënë edhe një deklaratë rreth ngërçit politik që ka kapur Kosovës.

Me këtë rast ajo u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të gjejnë zgjidhjen për bllokadën politike e krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Por zgjidhjen pretendon se e ka Blloku Opozitarë LDK, AAK, Nisma.

Një përgjigje të shkurtë për presidenten, përmes rrjetit social Facebook, e ka dhënë anëtari i Kryesisë së AAK-së, Burim Ramadani.

Ai në Facebook ka shkruar se “Presidentja duket qartë të bazohet në pikën 127 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit”.

E me këtë ai dëshiron të ja sqaroj presidentes se deputetët e kanë gjetur zgjidhjen.

“Deputetët e LDK-AAK-NISMA dhe partnerët politikë (përveç PDK-së si subjekt politik) kanë zgjidhjen. Këtë do ta zbatojnë më 12 shtator 2014. Shkurt dhe shqip!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ramadani, më tej ka shkruar edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në pikën kur bëhet fjalë për “të drejtën dhe detyrën e deputetëve që të gjejnë zgjidhjen për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit”, që me këtë pikë sipas Ramadanit, është qëndrim konstruktiv, shtetformues dhe debllokues.

Më tutje ai po ashtu duke u bazuar në këtë vendim, thotë se nuk i mohohet e drejta e PDK-së që të propozojë e para kandidatin e saj për Kryetar të Kuvendit. Këtë, sipas tij, nuk e ka mohuar askush. Por vetëm nëse i bënë votat, e kjo sipas anëtarit të kryesisë së AAK-së, nuk mund të ndodh.

“Është më se e qartë. Mbi të gjitha, këtë e ka të qartë PDK-ja që po tenton të bllokojë proceset. Prandaj, pas konsumimit të të drejtës së vet, zbatohet pika 127 e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në këtë mënyrë funksionalizohet Kuvendi i Kosovës”, ka përfunduar Ramadani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: