Politika

Basha: Isha në dijeni të veprimit të grevistëve, pse u kërkova falje

Kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi të bashkohej me protestën e banorëve të Zharrëzës, por grevistët nuk pranuan. Ata e quajtën opozitën bashkëpunëtore të Bankers Petroleum, pasi sipas tyre kontarta është firmosur në kohën që qeveriste PD.

Dritare.net i mori një prononcim kreut demokrat, i cili tregoi se u kërkoi falje banorëve.

I pyetur se pse e larguan grevistët, Basha tha se ka qenë në dijeni të çdo veprimi të tyre.

“Kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt. Më kanë mbajtur në dijeni, pasi vetë ata më morën në telefon. Kontrata me Bankers nuk nuk është nënshkruar në kohën që qeveriste PD-ja por në kohën e qeverisjes së Nanos. Unë u kërkova falje banorëve që nuk arritëm të mbronim shtëpite dhe jetët e tyre. U premtova që do të marrim masa për t’i mbrojtur. Do t’i mbështesim në kauzën e tyre”, u shpreh Basha.

Lideri i opozitës tha më tej se qeveria do të përballet me dy protesta, me atë të opozitës para Kryeministrisë dhe me këtë të grevistëve të Zharrëzës para ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button