Kronika

Arrestohet adoleshentja tutore, detyronte të miturën të kryente marrëdhënie me para

Një 17­-vjeçare është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka detyruar një vajzë të mitur të kryente marrëdhënie seksuale me para, me persona të tjerë, klientë që i gjente vetë.

“Më datë 23.02.2017, duke u nisur nga kallzimi i shtetases S. Sh., Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë arrestuar shtetasit: – Dritan Toska, 37 vjeç, banues në Tiranë – K. H., 17 vjeçe, banuese në Tiran딬 njofton policia. Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi, Dritan Toska ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur S. SH., pa dëshirën e saj, marrëdhënie kjo e krijuar dhe nxitur nga shtetasja K. H. “Shtetasja K. H., gjithashtu dyshohet se ka nxitur shtetasen S. Sh të kryej marrëdhënie seksuale edhe me shtetas të tjerë me qëllim përfitim monetar”¬ njofton policia.

Materialet procedueriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14¬18 vjeç”, parashikuar nga Neni 101 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Dritan Toska dhe për veprën penale “Favorizimi i prostitucionit”¬ në tentativë, parashikuar nga Neni 114¬22 iKodit Penal, në ngarkim të shtetases K. H.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button