Bota

“Je mysliman”, djali i Muhammad Ali ndalohet në aeroport

Muhammad Ali Jr, djali 44- vjeçar i legjendës së boksit, Muhammad Ali, u ndalua në aeroportin e Fort Lauderdale, të Florida, (SHBA), bashkë me nënën e tij, duke u marrë në pyetje për dy orë me radhë në zyrën e emigracionit.

Avokati i tij deklaroi për mediat se, “Muhammad Ali Jr dhe Khalilah Camacho-Ali po ktheheshin nga Xhamajka. “Je mysliman? Nga e ke marrë emrin”, ishin këto pyetjet që ju përsëritën disa herë djalit të boksierit nga punonjësit e emigracionit amerikan”.

Gjithë ngjarja është shënuar në 7 shkurt, ndërsa vetëm ditën e djeshme u bë publike. E gjithë skena sipas avokatit të familjes, u bë për shkak të emrave arabë.

Gruaja u la e lirë pasi i tregoi policisë një fotografi ku shihej bashkë me ish- bashkëshortin, ndërsa Ali Jr., u mbajt për dy orë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button