Teknologji

Google përdor inteligjencën artificiale kundër gjuhës së urrejtjes

Kompania amerikane “Google” njoftoi sot nxjerrjen e “Perspective”, një mjet informatik i bazuar mbi inteligjencën artificiale që ndihmon median të kontrollojnë automatikisht komentet në internet dhe të bllokojnë mesazhet me urrejtje.

Ky API (ndërfaqe informatike) që propozohet falas, i mundëson botuesit të krijojnë programe që do të njoftojnë për mesazhet “toksike” të dërguara në forumet e tyre dhe të mund të rregullojnë sipas dëshirës nivelin e toleruar para publikimit.

“Perspective” është testuar nga shumë botues si të përditshmet amerikane, “New York Times” dhe britanikja “The Guardian” si dhe faqja “Wikipedia”, ku sistemi mëson automatikisht mesazhet e gjykuara me urrejtje apo jashtë subjekti nga moderatorë njerëz.

Qëllimi është që të lehtësohet puna e ekipeve redaktuese, shpesh të mbytur nga sasia e komenteve me urrejtje që pengojnë bisedimet duke detyruar shumë gazeta të mbyllin seksionet e komenteve.

“Media kërkon të inkurajojë bisedimet mbi përmbajtjen e tyre, por të analizosh miliona komente për të gjetur ato që nuk lejohen atyre u kushton shumë kohë, punë dhe para”, thekson në blogun e tij të “Google” Jared Cohen, presidenti i “Jigsaw”, seksioni i “Google” që ka prodhuar këtë program.

Para “Google”, “Twitter” ka njoftuar gjithashtu në fillim të shkurtit se do të sulmonte mesazhet me urrejtje, shpesh anonime, duke mundësuar identifikimin e autorëve dhe duke i penguar të rikrijojnë llogari falso, ose duke i fshehur nga kërkimet e përdoruesve të tjerë.

“Google”, “Facebook”, “Twitter” dhe “Microsoft” nënshkruan vitin e kaluar një “kod të sjelljes së mirë” me Komisionin Evropian ku ata angazhohen se do të shqyrtojnë brenda 24 orëve shumicën e përmbajtjeve me urrejtje të sinjalizuara nga përdoruesit duke i fshirë nëse është e nevojshme

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button