Kosova

Fatmir Rexhepi i përgjigjet Isa Mustafës: Askush nuk mund të më largojë nga LDK!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, i cili ka thënë se nuk do ta votoj demarkacionin me Malin e Zi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të liderit të partisë së tij, Isa Mustafa, i cili ka thënë se ata që s’e votojnë marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi nuk kanë më vend në LDK.

Rexhepi ka thënë se ai është që 27 vjet në LDK dhe askush nuk mund ta largojë.

“Nëse ka thënë ashtu Kryeministri ka gabu, sepse e ka shkel demokracinë e brendshme, sepse deputetët përfaqësojnë vullnetin e elektoratit dhe secili prej tyre e di se çfarë mandati ka”, tha ai për Gazetën Blic.

Sipas tij, qeveria është një organ ekzekutiv dhe parlamenti është një vend ku mund të nxirren vendime dhe ku debatohet.

“Edhe në këtë rast të Demarkacionit, deputetët kanë të drejtë të flasin. Nëse është ndryshe, atëherë le të merren vendimet pra në qeveri, dhe s’ka nevoje qe të sillet fare në Kuvend. Pra, demarkacioni akoma nuk është kryer në Kuvend, që të japim mendimet tona, pra deputetët”, ka thënë Rexhepi.

Ai vlerëson se askush nuk ka kredit politik, madje as lideri të flasë në emër të partisë.

“Askush nuk ka kredit politik ta këcënoj dikë dhe askush nuk ka ka kredit parlamentar që të votoj në kundërshtim me vullnetin e gjysmës ose të shumicës së popullit”, shtoi ai.
Rexhepi e ka një ide se si të tejkalohet çështja e demarkacionit.“Duhet të gjindet konsensues politik, konsensus parlamentar dhe pastaj të votohet për çështjen e demarkacionit”, thotë ai.

Ish- ministri i Punëve të Brendshme thotë që gati tri dekada është në këtë parti, dhe se çdo herë ka marrë besimin e elektoratit, derisa ka kritikuar ashpër Isa Mustafën.

“Unë që 27 vjet jam në LDK, kam 27 vjet që fitoj besimin e elektoratit. Unë kundërshtoj fuqishëm çdo deklaratë, pavarësisht a ështe e partisë apo e kujdo qoftë. S’ka nevojë me na qu selam përmes kërkujt. Secili duhet të shoh gabimet e veta, edhe ku janë premtimet që i kanë dhënë ne 2014, ku janë tash, secili duhet të jap llogari dhe askush s’mund të më largojë, pasi që jam që 27 vjet aty”, tha ai.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Isa Mustafa dhe disa deputetë të kësaj partie kanë kërcënuar deputetët, që ata të cilët nuk e votojnë demarkacionin, nuk kanë më çka kërkojnë në parti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button