Home / roze / Era prezanton “Redrum”

Era prezanton “Redrum”

Pritjes i erdhi fundi, kënga e re e Era Istrefit në bashkëpunim me Felix Snow u publikua.

Kënga e re e Erës, e titulluar “Redrum”, u transmetua së pari në Top Albania Radio, në programin “Live From Tirana”, ndërkohë që në Youtube ka marrë brenda pak kohe mbi 300 mijë klikime.

Në një komunikim me fansat e saj në Instagram, Era është shprehur se kjo këngë tregon një pjesë të shpirtit të saj.

Ndërkohë që me këngën e saj “Bonbon”, Era ishte e fokusuar tek ngjyra “Pink”, në klipin e kësaj këngë Era do të vijë plotësisht e kuqe,  pra “Red”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: