ParlamentarePolitika

Armando Prenga fut në sherr KQZ-në

Çështja e mandatit të Armando Prengës, ish-deputet tashmë, shkaktoi debate të forta në mbledhjen e radhës së KQZ-së.

Kjo çështje bëri që të lindte një përplasje institucionale midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë.

Kjo e fundit këmbëngulte se Prenga nuk kishte deklaruar dënimin që kishte marrë nga gjykata, një fakt i mjaftueshëm ky për t’i hequr mandatin.

KQZ konsideroi të pamjaftueshme materialet e prokurorisë për Prengën. Prokuroria e Përgjithshme, më 25 shkurt, në formë ultimative rikërkoi heqjen e mandatit të deputetit Prenga, duke i kujtuar KQZ-së se atë ditë i përfundonte afati 10-ditor.

KQZ njoftoi vazhdimin e mbledhjes për pikën e shtyrë të rendit të ditës. Mbledhja nisi sot rreth orës 11:00 me debate të forta.

Partia Demokratike u largua nga kjo mbledhje, pasi përfaqësuesit e partive politike nuk u lejuan të flisnin për dekriminalizimin dhe konkretisht për rastin e Armando Prengës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button