Ekonomia

Nisma “Kafe me gjyshin”, për pensionistët kafeja kushton 20 lekë

Bashkia e Tiranës ka rikthyer një nga nismat më interesante që është zbatuar ndonjëherë në kryeqytet, atë të kafes me gjyshërit dhe gjyshet pensionistë, të cilët në disa lokale mund ta pijnë kafen me 20 lekë.

Nismës i janë bashkuar një sërë lokalesh në kryeqytet dhe është promovuar këto ditë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka pirë një kafe me pensionistë në një nga kafenetë që do të ofrojnë kafen 20 lekë për gjyshet dhe gjyshërit.

“Jam shumë entuziast që po e filloj mëngjesin me Selimin dhe kolegët e tjerë, për këtë nismë të Bashkisë së Tiranës. Është një nismë e cila në fakt është filluar Edi Rama kur ka qenë kryetar bashkie, por u la në harresë 4 vjet. Sot e rikthejmë prapë dhe nisma quhet: “Kafe me gjyshin”, ose me gjyshen, dhe është një rrjet kafenesh në të gjithë Tiranën që nga ora 7 deri në orën 9 të mëngjesit, të cilat do ta shërbejnë kafen me 20 lekë, për të ndihmuar të gjithë ata që janë pensionistë”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur se nga kjo nismë do të përfitojnë të gjithë pensionistët, ndërsa theksoi se kësaj nisme i janë bashkuar fillimisht një rrjet prej 100 lokalesh në gjithë kryeqytetin. “Mjafton që dikush të tregojë librezën e pensionit dhe i gjithë rrjeti i kafeve ku është vendosur tabela “Kafe me gjyshin” do të jetë një vend ku kafja do të kushtojë 20 lek.

Aty mund të konsumohet shtypi i ditës edhe sigurisht bisedat e para të ditës me secilin. Ne do të kemi një rrjet prej 100 kafenesh në të gjithë Tiranën që do të jenë pjesë e kësaj nisme”, bëri të ditur kryebashkiaku.

Veliaj theksoi gjithashtu se, ashtu si në vitin e parë, vëmendja kryesore iu kushtua më të vegjëlve të qytetit, këtë vit fokusi do të jenë më të moshuarit.

“Ashtu siç jemi fokusuar vitin e parë te fëmijët, te kopshtet, çerdhet, është shumë e rëndësishme që mos të harrojmë moshën e tretë.

Mosha e tretë sot është një nga grupimet më aktive, më të përgjegjshme në shoqëri, me më shumë eksperiencë edhe besoj se kjo që bën bashkia me komunitetin, për t’i ardhur në ndihmë pensionistëve, është një mënyrë edhe ku tregojmë respekt, dëgjojmë ndonjë këshillë, ndonjëherë na tërhiqet dhe veshi për disa gjëra që dinë t’i bëjnë më mirë”, përfundoi kryetari i bashkisë.

Related Articles

Nje koment

  1. Duket se zoti e ka sjell peshqesh nga qelli kryebashkiakun e beshkis Tirane zotin Velia. Ska dit te javes te mos e shohim Erjon Velin, ne aksjone e pune te dryshme, per tja bere sa me te kulturuar dhe me te kendeshme jetesen qytetareve te kryqytetit dhe rrethinave te kesaj bashkie. E shikojm ne rruge, ne kopshte , shkolla parqe, pyllezime e zbukurime, kende lojrash, ambjente sportive, shtim te parkut te autobuzeve per levizjen e qytetareve dhe ndihme humanitare per te vobektit, me ushqime e shtepi dhe se shpejti dote shikojme e shijojm nje ambjent bashkekohor pazarin e ri ne mes te kryeqytetit, ambjent qe dotja shtoi bukurin Tiranes. Edhe kafeja 20 lekeshe per pensjonistet esht nje vleresim e respekt per kete moshe. Duke pare kete pune te lavderushme ne interes te komunitetit, cuditemi qe Erjoni me pak se dy vjet ka bere aq shum pune te mira sa snumurohen ne interes te komunitetit, po ky Lulezim Basha, per kater vjet perse sberi as nje cerek te ketyre puneve, paska menduar vetem si te vjedhi ai dhe stafi i tij. Kur sishte i zoti te ndryshoi Tiranen, si ti besosh keti mashtrusi qe pretendon te behet kryeminister, te drejtoi SHqiperin. Mjer kush i beson dhe tani nga cadra bertet e theret edhe per ndeshje fizike, perdorim dhune, me keq nga nje rrugac ordiner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button