Maqedonia

Çmimet e prodhimeve industriale në Maqedoni kanë rënë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në janar të këtij viti, çmimet shitëse të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta për 0.5%, në nivel mujor, kurse 0.8%, në nivel vjetor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nëse krahasohen janari i këtij viti me dhjetorin e vitit të kaluar, atëherë ulje të çmimeve ka në sektorin e prodhimeve afatshkurtëra për përdorim të gjërë (0.9%), energji dhe prodhime afatgjata për përdorim të gjërë (0.3%), si edhe prodhimet e ndërmjetme, përveç energjisë (0.2%).

Nëse krahasohen janari i këtij viti me janarin e vitit të kaluar, ulje të çmimeve ka në sektorin e prodhimeve të ndërmjetme, përveç energjisë (4.4%), prodhime afatshkurtëra për përdorim të gjërë (0.6%) dhe prodhime kapitale (0.5%).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button