Home / Teknologji / Nokia 3310/ Bateria mund t’ju mbajë 1 muaj

Nokia 3310/ Bateria mund t’ju mbajë 1 muaj

Lajmi për rilançimin e Nokia 3310 klasike ka marrë dhenë në të gjithë botën tashmë. Përsëri, pas 17 vitesh telefoni ikonik do të ketë bateri të fuqishme që arrin të mbajë një muaj dhe do të mund të luani lojën e famshme të “Snake”.

Nëse do të flisni papushim, bateria e telefonit do të zgjasë 22 orë. Imazhi i ri i modelit 3310 u lançua në Kongresin Botëror të Telefonave në Barcelonë të Spanjës.

Ndryshe nga modeli i vjetër kur të gjithë telefonat ishin ngjyrë blu dhe gri, Nokiat e rilançuara do të jenë shumëngjyrëshe.

Megjithatë ato do të kenë kapacitet interneti të limituar, me 2.5G, pra me shpejtësi më të vogël se 3G.

Leave a Reply

%d bloggers like this: