Home / Arte / Film / Pas gafës së madhe, Moonlight fiton “Oscar”

Pas gafës së madhe, Moonlight fiton “Oscar”

Oscar-in për filmin më të mirë të vitit 2016 e fitoi “Moonlight”, pasi çmimi fillimisht iu dha gabimisht filmit “La La Land”.

Ceremonia, e organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave në SHBA, u përfshi nga kaosi, kur prezantuesja Faye Dunaway gabimisht njoftoi se “La La Land” ka fituar çmimin kryesor.

Pasi aktorët dhe ekipi i filmit pranuan çmimin, u dha njoftimi se “Moonlight” ka fituar në të vërtetë. Përpara përfundimit kaotik, ceremonia u zhvillua normalisht, edhe pse ka pasur deklarata politike dhe kritika ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, përfshirë sulme për politikat e tij të eimigrimit.

Një prej deklaratave më të fuqishme erdhi prej regjisorit iranian, Asghar Farhadi, filmi i të cilit “The Salesman” fitoi Oscar në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.

Farhadi bojkotoi ceremoninë në shenjë proteste ndaj përpjekjeve të Trumpit për të goditur emigrantët. Inxhinierja iraniane,  Anousheh Ansari, e mori çmimin në emër të Farhadit.

“Më vjen keq që nuk jam me ju sonte. Mungesa ime është nga respekti për njerëzit e vendit tim dhe ata të gjashtë vendeve të tjera, që janë përçmuar me ligjin çnjerëzor, i cili u ndalon emigrantëve hyrjen në SHBA”, tha regjisori Farhadi në deklaratën që e lexoi Ansari.

“Ndarja e botës në ‘ne’ dhe ‘armiqtë tanë’ krijon frikë, një arsyetim të rremë për agresion dhe luftë”, tha regjisori iranian.

Filmi i tij “The Salesman” është një dramë, e bazuar në Teheran, që flet për luftën e një çifti të martuar, pasi gruaja është sulmuar në apartament, ndersa ishte vetëm.

“La La Land”, një muzikal, i nominuar për 14 Oscar-e, fitoi gjashtë, përfshirë çmimin për aktoren më të mirë dhe regjinë më të mirë.

Prezantuesi tjetër i ceremonisë në Llos Angjelles, Warren Beatty, bëri pauzë para se të lexonte emrin e fituesit të madh. Ai tha më vonë se ka hezituar kur ka parë zarfin që lexonte emrin e aktores më të mirë, Emma Stone, nga “La La Land”, por që u mor dhe u lexua gabimisht nga kolegia e tij.

“Nuk është shaka. Moonlight ka fituar”, tha Beatty, duke treguar zarfin nga kamera. Filmi “Moonlight” trajton rritjen e një djali, duke kaluar një fëmijëri të rëndë në Majami, me një nënë të varur nga droga. Një dokumentar për luftën në Siri, ndërkaq, i titulluar “The White Helmets” fitoi Oscar për dokumentarin më të mirë të shkurtër.

Çmimin e aktorit më të mirë e mori Casey Affleck për rolin në filmin “Manchester by the Sea”. Oscar-in për aktorin më të mirë mbështetës e mori Mahershala Ali në filmin “Moonlight”, ndërsa të aktores më të mirë mbështetëse e mori Viola Davis në filmin “Fences”.

Filmi më i mirë

Moonlight

Gabojnë edhe në Oscar, fillimisht  u shpall “La La Land”, pastaj u përmirësua gabimi.

Aktorja më e mirë në rol kryesor

Emma Stone (La La Land)

Aktori më i mirë në rol kryesor

Casey Affleck (Manchester by the Sea)

Regjisori më i mirë

Damien Chazelle (La La Land)

Skenari i përshtatur

Moonlight (Barry Jenkins dhe Tarell Alvin McCraney)

Skenari më i mirë origjinal

Manchester by the Sea (Kenneth Lonergan)

Momentet më të këndshme të evenimentit

Rikrijimi i skenës së “Lion King” nga Jimmy Kimmel dhe Sunny Pawar.

Pastaj, Denzel Washington “e martoi” çiftin nga turistët që u befasuan në Dolby Theater.

Muzika – kënga origjinale

La La Land – City of Stars (Justin Hurwitz, Benj Pasek dhe Justin Paul)

Kolona zanore

La La Land (Justin Hurwitz)

Kinematografia

La La Land (Linus Sandgren)

Monologu hyrës i Kimmel

Jimmy Kimmel, prezantuesi i edicionit të 89-të të Academy Awards.

Jimmy Kimmel ka thumbuar edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

Filmi i shkurtër (live action)

Sing (Kristof Deak dhe Anna Udvardy)

1 orë më parë

Filmi i shkurtër dokumentar

The White Helmets (Orlando von Einsiedel dhe Joanna Natasegara)

Editimi

Hacksaw Ridge (John Gilbert)

Efektet vizuale

The Jungle Book (Robert Legato, Adam Valdez, Andrew R. Jones and Dan Lemmon)

1 orë më parë

Çifti i vitit- i marton Denzel Washington në ceremoninë e Oscar

Çifti më me fat në botë…

Dizajn produksioni

La La Land (David Wasco dhe Sandy Reynolds-Wasco)

Filmi i animuar

Zootopia (Byron Howard, Rich Moore dhe Jared Bush)

Filmi i shkurtër i animuar

Piper (Alan Barillaro dhe Marc Sondheimer)

2 orë më parë

Filmi i huaj më i mirë

The Salesman – Iran (Asghar Farhadi)

Aktorja më e mirë në rol dytësor

Viola Davis – Fences

Konkurrueset tjera:
Naomie Harris – Moonlight
Nicole Kidman – Lion
Octavia Spencer – Hidden Figures
Michelle Williams – Manchester by the Sea

Miksimi i zërit

Hacksaw Ridge (Kevin O’Connell, Andy Wright, Robert Mackenzie dhe Peter Grace)

Editimi i zërit

Arrival (Sylvain Bellemare)

Filmi më i mirë dokumentar

O.J.: Made in America (Ezra Edelman)

Konkurruesit tjerë:

13th
Fire At Sea
I Am Not Your Negro
Life, Animated

3 orë më parë

Kostumografia

Fantastic Beasts and Where to Find Them (Colleen Atwood)

Fituesja e shumëfishtë e Oscarit, Colleen Atwood, fiton sërish (The Times)

Makijazhi dhe stili flokëve

Suicide Squad (Alessandro Bertolazzi, Giorgio Gregorini dhe Christopher Nelson)

Aktori më i mirë në rol dytësor

Mahershala Ali (Moonlight)

Konkurrentët tjerë:

Jeff Bridges – Hell or High Water

Lucas Hedges – Manchester by the Sea

Dev Patel – Lion

Michael Shannon – Nocturnal Animals

Leave a Reply

Your email address will not be published.