Moda

Aktori që çoi street style në tapetin e kuq, me pizhame në Oscar

Edhe pse jemi mërzitur të shikojmë meshkujt në evente të tilla me kostumin e zi klasik, kur e themi, nuk kemi parasysh këtë.

Aktori Terrence Howard sot, një natë pas Oscars, bën pjesë në shumë artikuj që mbajnë titullin ‘Veshjet më të këqiaj të Oscar’. Dhe jo më kot. Ai i surprizoi të gjithë mbrëmjen e djeshme kur u shfaq në tapetin e kuq me pizhame të La Perla.

Kostumi-pizhame që ai kishte zgjedhur ishte blu i errët dhe në pjesën e xhaketës kishte motive rrethore. Sigurisht nuk mungonte as rripi në mes, ashtu siç u ka hije pizhameve.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh në tapetin e kuq, pasi më herët edhe aktori Ryan Gosling, që e humbi Oscar-in nga duart dje ka veshur diçka të ngjashme.

Femrat po e po, me të parën Riri-in, që e ktheu në një tendencë, që siç duket arriti deri në tapetin e kuq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button