Home / Politika / Meta takon raporterët e KiE: Transparencë për zbatimin e Vetting-ut

Meta takon raporterët e KiE: Transparencë për zbatimin e Vetting-ut

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur në një takim Bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly.

Meta bisedoi me bashkeraporterët mbi situatën aktuale politike në vend, avancimin e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi punën e Raporterëve dhe bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Meta theksoi se situata aktuale politike në vend kërkon përgjegjshmëri nga të gjithë aktorët, sidomos për Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e Vettingut.

Duhet transparencë maksimale për zbatimin e besueshëm të reformës në drejtësi dhe në veçanti të ligjit të Vettingut.

Transparencë për implementimin e procesit të dekriminalizimit dhe për garantimin e standarteve më të larta bashkëkohore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të qershorit.

Shqipëria ka nevojë për një klimë konstruktive e të përgjegjshme politike që rrit kredencialet demokratike të vendit. Klima bashkëpunuese përshpejton hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, u shpreh Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.