Home / Politika / Basha: Kriminelët na kërcënojnë lirinë

Basha: Kriminelët na kërcënojnë lirinë

Protesta e opozitës ka hyrë këtë të hënë në ditën e saj të dhjetë.

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë fjalimit të tij para simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe ish të përndjekurve politik u shpreh se sot liria kërcënohet nga kriminelët.

Sipas kreut të opozitës, e vetmja mënyrë që vendi t’i rikthehet normalitetit është mbajtja e zgjedhjeve të lira nëpërmjet një qeverie teknike.

Liria për të cilën luftuam 26 vjet më parë është e kërcënuar, tashmë jo nga një diktatura ideologjike, por nga diktatura e krimit. Sot liria kërcënohet nga një kryeministër që shkel Kushtetutën për të mbrojtur kriminelët që ka sjellë në pushtet.

Rama refuzon të zbatojë ligjin e dekriminalizimit për të mbrojtur krimin dhe drogën, me të cilin ndau pushtetin.

Sot jemi këtu si pjesë e një vendimi të madh të marrë në 18 shkurt. Vendimi i madh është se nuk do të pranojmë që themeli i lirisë tonë zgjedhjet e lira dhe të ndershme të bien peng e një qeveri që ka vendosur t’i vjedhë ato përmes parave të drogës.

Jemi këtu për t’i thënë Ramës se e vetmja mënyrë për të kthyer normalitetin në vend është largimi yt dhe një qeveri teknike, rrugë tjetër nuk ka dhe nuk ka për të pasur”, u shpreh Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.