Home / Bota / Kina kërcënon SHBA dhe Seulin, ja marrëveshja “që prish ekuilibrin rajonal”

Kina kërcënon SHBA dhe Seulin, ja marrëveshja “që prish ekuilibrin rajonal”

Kina ka paralajmëruar se Uashingtoni dhe Seuli do të përballen me “pasoja” për marrëveshjen e arritur për shkëmbim territoresh që do t’i lejojë Shtetet e Bashkuara të vendosin sistemin e saj mbrojtës nga raketat (THAAD) në territorin e Koresë së Jugut.

Kjo eshte një masë per te cilen Pekini pretendon se do të dëmtojë kapacitetet e veta balistike. Marrëveshja u miratua të hënën.

Ky lajm u prit me mosmiratimin nga Ministria e Jashtme e Kinës, e menjehere pas kesaj, zëdhënësi Geng Shuang ne nje deklaratate shkruante se sistemi “prish rëndë ekuilibrin strategjik rajonal dhe rrezikon interesat strategjike të sigurisë të vendeve të rajonit, duke përfshirë Kinën”.

Pekini “patjetër do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj të sigurisë”,- tha ai gjatë një konferencë për shtyp, duke shtuar se “të gjitha pasojat do të përballohen nga SHBA dhe Republika e Koresë.”

THAAD është një sistem i avancuar i projektuar për të kapur raketa balistike me rreze veprimi të shkurtër, të mesme, gjatë fazës së tyre terminale te fluturimit.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga Ministria e Mbrojtjes të Koresë së Jugut dhe bordit të Lotte të martën, sipas ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.