Home / Europa / Gjermani, aksion antiterror, bastiset edhe një xhami

Gjermani, aksion antiterror, bastiset edhe një xhami

Dhjetëra ndërtesa, mes të cilave edhe një xhami janë bastisur nga policia gjermane në një aksion antiterror në Berlin.

Operacioni është ndërmarrë për të verifikuar dhe kontrolluar të gjtha gjurmët e lëna nga Anis Amri, autori i sulmit me kamion për Krishtlindje, ku gjetën vdekjen 12 persona.

Xhamia e kontrolluar nga autoritetet është vizituar nga Amri dhe sipas Associated Press, kontrollet po kryhen pas vendimit të së martës për të ndaluar organizatën që udhëheq xhaminë Fussilet 33.

Policia ka thënë se 450 oficerë kanë filluar kërkimet në 24 zona, përfshirë këtu disa banesa, dy zyra dhe gjashtë qeli të burgut.

Autoritetet gjermane kanë vëzhguar xhaminë, e cila u mbyll javën e kaluar, pasi ata besojnë se ajo frekuentohet nga ekstremistët islamikë dhe përdoret për kalimin e njërëzve dhe pajisjeve ushtarake në zonat e konfliktit.

Amri, 24-vjeçari nga Tunizia, kreu sulmin në një treg Krishlindjesh më 19 dhjetor në Berlin. Katër ditë më pas ai u vra nga një polic në Italinë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.