Home / roze / “Moonlight”, jo vetëm film, por dhe modë

“Moonlight”, jo vetëm film, por dhe modë

Fitorja e tyre ndoshta u ndikua pak nga gabimi i bërë, por yjet e filmit fitues “Moonlight”, vazhdojnë të jenë në fokus të mediave dhe 24 orë më pas.

Vetëm pak orë pasi çoi në shtëpi statujën e tij të artë, Mahershala Ali, Trevante Rhodes, Ashton Sander dhe Alex R. Hibbert, janë fytyrat e reja të Calvin Klein.

Të tre aktorët e rinj luajnë karakterin kryesor të filmit, Chiron, në faza të ndryshme të jetës. Naomie Harris luan rolin e nënës së tij, Paula dhe Mahershala, luan rolin e babait, të quajtur Juan.

Calvin Klein ka postuar foto të aktorëve me mjaft krenari, duke u bërë gati për eventin në rrjetet sociale, pasi u ndoq nga shumë yje në tapetin e kuq. Edhe vetë Naomi kishte veshjen me firmën e Klein.

Leave a Reply

Your email address will not be published.